Votoni për Edon Zhegrovën për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Francë

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 18:22
Votoni për Edon Zhegrovën për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Francë

Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës.

Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve në elitën e futbollit francez.

E paraqitjet e tij kanë bërë që ai të nominohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë, krahas yjeve si Mbappe e Aubameyang.

Për të votuar Zhegrovën klikoni në këtë https://www.tropheesunfp.com/ dhe pasi ta hapet e klikoni fotografinë ku shihet ylli kosovar.

Edon Zhegrova është bërë shumë i kërkuar nga top klube evropiane dhe pritet që të ndryshojë ambient në verë.


(Kosova Sot Online)