Di Maria pritet t’i bashkohet Inter Miamit

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 18:18
Di Maria pritet t’i bashkohet Inter Miamit

Inter Miami raportohet se është në negociata për të shtuar në radhet e veta edhe një tjetër yll botëror.

Bëhet fjalë për Angel Di Marian, i cili mund të largohet nga Benfica si lojtar i lirë në verë, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetarit, Leo Paradizo, Interi Miami është klubi që mund të nënshkruajë me yllin nga Rosario.

Klubi nga MLS ka yjet tjerë të futbollit si Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets e Jordi Alba.

Di María iu bashkua Benficas këtë sezon nga Juventusi si lojtar i lirë dhe tani ai besohet se do t’i bashkohet mikut dhe bashkëkombësit të tij, Messi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tash nuk është raportuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes palëve.

36-vjeçari ka luajtur në disa nga klubet më të mëdha në botë dhe është i dëshmuar në botën e futbollit.

(Kosova Sot Online)