Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi

  • S.A /
  • 04 May 2024 - 10:11
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi

Faqja e specializuar me famë botërore Comparisonator ka llogaritur me ndihmën e inteligjencës artificiale se cili është aktualisht sulmuesi më i mirë në Superligën Turke sipas indeksit të shërbimeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjatë gjithë sezonit dy klubet më të mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce, po luftojnë për trofe, e njëkohësisht tifozët po debatojnë se kush është sulmuesi më i mirë, Mauro Icardi apo Edin Dzeko.

Dy sulmues të mëdhenj po luftojnë për titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin turk dhe aktualisht Icardi ka 21 gola, një më shumë se kapiteni i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës.

Deri në fund të sezonit, të dy kanë edhe nga katër ndeshje të tjera dhe të gjithë janë me sy e vesh tek gara e titullit dhe ‘Këpucës së Artë’.

Gjatë kësaj kohe, Comarisonator ka përdorur inteligjencën artificiale dhe ka llogaritur indeksin e dobisë së sulmuesve, duke dhënë kështu një përgjigje se kush është sulmuesi më i mirë në Turqi për momentin. Janë marrë parasysh të gjithë sulmuesit e skuadrave në Superligë dhe janë veçuar pesë.

Icardi është sulmuesi i parë në ligë sipas inteligjencës artificiale. Këtë sezon argjentinasi vazhdoi aty ku e la sezonin e kaluar dhe në 43 ndeshje në të gjitha garat ka 28 gola dhe 11 asistime.

Dzeko është në vendin e dytë me 24 gola dhe nëntë asistime në 43 ndeshje. Mirëpo, meqë tani është 39 vjeç, kjo përpjekje e përfaqësuesit të Bosnjës është me të vërtetë edhe më mbresëlënëse.

Sulmuesi shqiptar i Sivasspor, Rey Manaj, i cili po luan shkëlqyeshëm në pjesën e dytë të sezonit dhe ka 22 gola dhe 1 asistim në 32 ndeshje, është në vendin e tretë sipas indeksit të shërbimeve të sulmuesve.

Manaj ka lënë pas vete Semih Kilicsoy të Besiktasit dhe Krzysztof Piatek të Basaksehir, të cilët gjenden në pesëshen e parë.

Ndryshe, sulmuesi shqiptar ka shanse të mira për ta fituar “Këpucën e Artë”, pasi ka 18 gola në kampionat, apo vetëm tri më pak se Icardi dhe dy më pak se Dzeko.

(Kosova Sot Online )