Befason Klubi anglez, rikthehet në Premierligë pas plot 22 viteve

  • S.A /
  • 04 May 2024 - 17:03
Befason Klubi anglez,   rikthehet në Premierligë pas plot 22 viteve

Klubi anglez i futbollit Ipswich Town rikthehet në Premierligë pas 22-vitesh në kategoritë inferiore, transmeton "Kosova Sot Online".

Në ndeshjen e javës së 46 në Championship, Ipswich i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar ngjitjen në elitë, por ia dolën ta fitonin 2-0 sfidën ndaj Huddersfield duke festuar në mënyrën më të bukur së bashku me tifozerinë e tyre.

Kështu, edhe pse e mbyllën kampionatin të dytët pas Leicester City, Ipswich mund t’i gëzohet sërish arritjes së madhe për të luajtur sezonin e ardhshëm në skenën më të rëndësishme të futbollit britanik, Premier League. Nga ana tjetër, fat i keq për Huddersfield që pas kësaj ndeshje u rrëzua në League One.

(Kosova Sot Online )