Chelsea regjistron fitore ndaj West Hamit

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 17:20
Chelsea regjistron fitore ndaj West Hamit

Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi sot me rezultat bindës ndaj West Ham Unitedit, në kuadër të javës së 36-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” u mbyll me shifrat 5:0.

Cole Palmer (15’), Connor Gallagher (30’), Noni Madueke (36’) dhe Nicolas Jackson (48’, 81’) realizuan në fitoren e “Bluve”.

Chelsea tani ka 54 pikë dhe renditet e shtata në tabelë.

West Hami mbetet në kuotën e 49 pikëve dhe ndodhet në pozitën e nëntë.

(Kosova Sot Online)