Lexoni edhe:
Bayern Munich e do në skuadër Zidanen, trajneri francez i kthen përgjigjen
Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Arabinë Saudite, transmeton "Kosova Sot Online".
Trajneri portugez ka marrë një ofertë miliona dollarësh nga klubi Al-Qadsiah.
Bayern Munich e do në skuadër Zidanen, trajneri francez i kthen përgjigjenLexoni edhe:
Ky ekip ka treguar interes të veçantë për Mourinhon dhe negociatat mes dy palëve mund të ecin shpejt në javët e ardhshme.
Kjo skuadër në fakt nuk bën pjesë në Superligën e Arabisë, por po udhëheqin bindshëm Ligën e Parë dhe nga sezoni i ri do të jenë në elitën e futbollit arab.
Negociatat mes palëve tanimë kanë filluar dhe Mourinho së shpejti pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Al-Qadsiah.
Kujtojmë se tre muaj më parë, Mourinho u shkarkuar nga detyra e trajnerit tek skuadra e Romës.
(Kosova sot Online )