Dumfries e dëshiron transferimin te Man United

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 17:11
Dumfries e dëshiron transferimin te Man United

Denzel Dumfries raportohet se dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit dhe nuk do të dëgjojë ofertat nga klubet e tjera nga mesi i tabelës në Premierligë.

Përveç përforcimeve, Beppe Marotta po punon gjithashtu edhe për shitjet. Kampionët e Serie A janë gati të ndajnë rrugët me pesë lojtarë tashmë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka edhe lojtarë të tjerë që mund të largohen nga “Guiseppe Meazza”.

Marko Arnautovic nuk ka arritur të bindë  këtë sezon dhe besohet se një ofertë prej 5 milionë eurosh do të mjaftonte për ta lejuar largimin e tij.

Gjithashtu, çmimi Dumfriesit i është caktuar rreth 25-30 milionë euro.

Kontrata e mbrojtësit holandez skadon në qershor të vitit 2025 dhe ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Sipas raportit, disa klube të Premierligës janë të interesuara për Dumfries, por ai nuk dëshiron të bashkohet me një klub tjetër dhe shpreson të nënshkruajë për Manchester United, nëse ai përfundimisht largohet nga Interi në verë.

28-vjeçari besohet se do të ketë më shumë shanse për t’u transferuar në “Old Trafford” nëse bashkëkombasi i tij Erik ten Hag mbetet në krye.

Së fundmi, Interi ka vendosur të shesë Valentin Carbonin në verë për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve.

“Nerazzurrët” do të duhet të balancojnë buxhetin e të ardhurave dhe shpenzimeve, kështu që sulmuesi mund të largohet për 30 milionë euro pas një huazimi për një sezon në Monza dhe debutimit të tij të fundit me Argjentinën.

(Kosova Sot Online)