Festa e Edon Zhegrovës pas golit ndaj Lyonit

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 22:48
Festa e Edon Zhegrovës pas golit ndaj Lyonit

Edon Zhegrova po vazhdon shkëlqimin në Francë.

Ylli kosovar gjeti sonte golin edhe ndaj Lyonit, me Lille që e mbylli pjesën e parë me epërsin prej dy golava – 2:0, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 26-të dhe shënoi 11 minuta më vonë.

Përveç golit të bukur, Zhegrova mori vëmendje edhe më mënyrën e tij të festimit.

Ai festoi duke e vendosur një maskë në fytyrë, si shenjë nderimi për reperin e njohur britanik, M Huncho.

(Kosova Sot Online)