Mbappe i bindur se Parisi kalon në finale

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 15:47
Mbappe i bindur se Parisi kalon në finale

Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Gjermanët në këtë sfidë hyjnë me epërsinë nga takimi i parë, 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga Füllkrug në minutën e 36-të.

Por, ylli i parisienëve, Kylian Mbappe është i bindur se PSG-ja kalon tutje.

“Është normale të jemi në presion, pas rezultatit negativ në sfidën e parë. Por kjo nuk më shqetëson aspak. Ne kemi edhe 90 minuta të tjera për të luajtur dhe rezultati është i hapur. Duke njohur kualitetin e ekipit dhe urinë, besoj seriozisht se do arrijmë me sukses në finalen e Champions-it. Koha e duhur për të treguar veten, aq më tepër përpara mbështetësve tanë”, përfundoi Mbape.

Parisit i nevojitet fitore minimalisht dy gola kundër Dortmundit për të siguruar finalen e dytë në historinë e klubit.

Përballja mes dy ekipeve që luhet sonte nis nga ora 21:00.


(Kosova Sot Online)