Tuchel e dëshiron rikthimin në Premierligë

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 15:44
Tuchel e dëshiron rikthimin në Premierligë

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Muncheni në fund të këtij sezoni.

Emri i tij po flitet me të madhe për ta marr drejtimin e skuadrës së Manchester United.

Madje, David Ornsteini raporton se Tucheli ka vendosur t’i bashkohet Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni.

Duket kjo të jetë dëshirë e gjermanit, pasi nuk ka ende ndonjë marrëveshje me “Djajtë e Kuq”.

Gjatë një interviste të dhënë, Tuchel nuk e ka mohua faktin se do të dëshironte të rikthehej në Premierligë, pasi më parë ka drejtuar Chelsean.

“Kthimi në Premier League? Nuk përgjigjem, por ky nuk është sekret, më pëlqeu koha te Chelsea, më pëlqeu Anglia, më pëlqeu Premier League. Ishte diçka speciale atje”, u shpreh Tucheli.

Në krye të Manchester United është trajneri Erik Ten Hag, i cili mund të shkarkohet në fund të sezonit, pas rezultateve tejet negative.

(Kosova Sot Online)