Alonso: Nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 19:50
Alonso: Nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka folur para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Romës, të planifikuar për t’u luajtur nesër në orën 21:00 në “BayArena”.

“Aspirinat” fituan me rezultatin 2-0 në “Olimpico” janë disi më komodë se “verdhekuqtë” e Italisë, megjithatë trajneri i skuadrës gjermane deklaron në konferencën për mediet se ekipi i tij duhet të kujtojë se vitin e shkuar u eliminuan nga ky kundërshtar dhe nuk duhet ta lejojnë që diçka e tillë të ndodhë sërish.

“Do të jetë një super ndeshje, me një super atmosferë. Është një gjysmëfinale evropiane, një rast i mrekullueshëm për ne. Më kujtohet se si na pritën tifozët vitin e kaluar, ishte e pabesueshme. Ne nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar, kur Roma na eliminoi, do të duhet ta përdorim këtë dhimbje për të shkuar në finale dhe për gëzuar së bashku me tifozët tanë në fund të ndeshjes”, tha spanjolli.


(Kosova Sot Online)