New York Knicks fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Indiana Pacers

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 10:59
New York Knicks fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Indiana Pacers

New York Knicks ka arritur fitore përballë ekipit të Indiana Pacers me nëntë pikë avantazh, 130:121, transmeton "Kosova Sot Online".

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke u mbyllur baras 36:36. Në çerekun e dytë, Indiana ishte shumë më e mirë se New York, duke e mbyllur këtë pjesë 27:37 dhe shkoi në pushim me dhjetë pikë epërsi.

Pjesa e dytë e gjitha i takoi Knicks, me kundërshtarin që nuk kishte forcë të ndryshonte diçka.

New Yorku e nisi shumë mirë pjesë e dytë, duke arritur që në çerekun e tretë të shënoj 36 pikë, e pësuan 18 pikë.

Edhe në periudhën përfundimtare, Knicks e mbyllën në favorit të tyre me një pikë, 31:30 dhe kështu në fund triumfuan.

Tre basketbollistë ishin më të dalluarit për New Yorkun. Jalen Brunson shënoi 29 pikë, derisa me nga 28 sosh kontribuan Donte Divincenzo e Anunoby.

Në krahun tjetër, për Pacers nuk mjaftuan 34 pikët e Tyrese Haliburton.

Kjo është fitorja e dytë e New Yorkut përballë Indianas dhe udhëheqin 2:0 në seri, në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës së Lindjes.

(Kosova Sot Online )