Gjyqtari i njohur flet për ndeshjen Real-Bayern

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 16:31
Gjyqtari i njohur flet për ndeshjen Real-Bayern

Gjyqtari spanjoll, Antonio Mateu Lahoz i cili tani punon si komentator ekspert, foli për situatën e diskutueshme në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën Reali mundi Bayernin 2:1 dhe kaloi në finale.

Ndeshjen dhe vendimin e gjyqtarëve e komentoi spanjolli, Lahoz.

“Ndodhi një fatkeqësi që askush nuk e donte, u pengua mundësia e përdorimit të VAR. Ndodhi gjëja më e keqe që mund të ndodhte në arbitrim. VAR nuk mundi të ndihmonte, loja nuk u ndal me ngritjen e flamurit, por nga bilbili i arbitrit”, tha ai.

Lahoz theksoi se është normale që arbitrat ndonjëherë gabojnë, por gjithsesi ka mbetur i befasuar nga vendimi i Marciniak për të ndërprerë lojën dhe për të ndihmuar Realin.

(Kosova Sot Online)