Trepça fiton duelin e parë ndaj Yllit

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 21:11
Trepça fiton duelin e parë ndaj Yllit

KB Trepça ka triumfuar në duelin e parë të serisë finale ndaj KB Golden Eagle Yllit në Mitrovicë.

‘Torcidat’ fituan duelin me rezultat 77-68, me çerekun e katërt i cili doli të ishte determinues ku Trepça u shfaq shumë më e mirë.

Lojtarët më të dalluar ishin Alfonso Verge Jr te Ylli me 32 pikë, teksa te Trepça më të dalluarit ishin Edge e Upson.

Ndeshja e dytë e serisë finale do të zhvendoset tani në Suharekë, me duelin që do të zhvillohet të dielën në palestrën “13 Qershori”.

(Kosova Sot Online)