Shqipëria e Serbia nikoqire të Evropianit, vjen reagimi nga Sokoli

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 22:37
Shqipëria e Serbia nikoqire të Evropianit, vjen reagimi nga Sokoli

Shqipëria dhe Serbia e kanë dorëzuar kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

E për këtë çështje ka reaguar trajneri i njohur kosovar, që aktualisht drejton skuadrën e Dinamos nga Ferizaj, Bylbyl Sokoli.

Ai e kritikoi këtë vendim të Federatës Shqiptare të Futbollit duke thënë se nuk tregoheni më evropianë e më të emancipuar nëse injorohet realiteti në rajon dhe historia.

Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

“Lajmi i fundit: FSHF dorëzon kandidaturën për organizimin e “EURO 2027” – U21 së bashku me federatën serbe”.

Sa eshte politikë largëpamëse të organizosh nji kampionat me nji shtet qe kreu krime ndaj Shqipëtarve, nji shtet ku në çdo stadium shohim sllogane më morbide antiShqipëtare kurse shteti Sërb në çdo hap pengon sportistët Shqipëtar (të Kosoves) të promovohen në arenën ndërkombëtare…

Si mendoni, si do të marrin pjesë në këtë kampionat( U21) futbollistët Shqipetarë nga Kosova Lugina e Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit si dhe Maqedonisë Veriore.

Si do te ndihen tani futbollistët Y.Ramadani ,

Berat Xhemshiti, Taulant Seferi , Jasir Hasani, Mirlind Daku, Ardian Ismajli, Etrit Berisha etj…???!!!

Mos shëroni komplekse inferioritetit duke tejkaluar krenarinë kombëtare, nuk tregoheni ma Evropian e më të emancipuar nëse injorohet realiteti ne rajon dhe historia e jonë.

Mos e provoni durimin Shqipetar!!!

(Kosova Sot Online)