Publikohet data kur do të mbahet finalja e Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 19:50
Publikohet data kur do të mbahet finalja e Kupës së Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.

Pas një ndeshje të fortë e dramatike, Kombëtarja jonë të premten barazoi 19:19 me Tunizinë.

Ndonëse me mungesa të rëndësishme, “Dardanet” luajti ndeshje të fortë me tunizianët.

Ndeshja prej fillimit e deri në fund ishte e barabartë.

Me barazim, Kombëtarja U18 e Kosovës përfundoi në pozitën e gjashtë me 13 pikë nga shtatë ndeshje.

Të shtunën është ndeshja për plasman përfundimtar, përkatësisht për pozitën e pestë.

(Kosova Sot Online)