Klubet nga Italia dhe Anglia në garë për Rashicën, Besiktasi ia cakton çmimin
Milot Rashica mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.
Reprezentuesi i Kosovës iu bashkua Besiktasit verën e vitit të kaluar nga Norwich City, për shifrën prej 5.25 milionë eurosh.
Por, vetëm pas një sezoni të kaluar te gjiganti turk, Rashica mund të ndryshojë ambient pasi për shërbimet e tij janë të interesuara disa klube.
Sipas “Sözcü”, për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim dy klube nga Serie A dhe një nga Championshipi (kategoria e dytë e futbollit anglez).
(Kosova Sot Online)