Alavesi i bën nder Barcelonës, e ndal me barazim Gironan

  • S.A /
  • 11 May 2024 - 09:31
Alavesi i bën nder Barcelonës, e ndal me barazim Gironan

Girona është ndalur me barazim pas katër fitoreve rresht në La Liga, duke rrezikuar kështu ta humbasë pozitën e dytë.Skuadra e drejtuar nga Michel ndau pikët sonte me Alavesin, në kuadër të javës së 35-të në La Liga, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përballja në stadiumin “Mendizorrotza” u mbyll me rezultatin 2:2.

Vendasit siguruan një pikë sonte falë një goli në fundin e ndeshjes nga John Guridi (90+9′). I njëjti lojtar kishte realizuar edhe golin e parë për Alavesin (12′).

Ndërsa, për Gironan golat u shënuan nga Eric Garcia (4′) dhe Yangel Herrera (44′).

Girona pas këtij barazimi ka 75 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tani me vëtëm dy pikë më shumë se Barcelona, që ka një ndeshje më pak.

Alavesi ndodhet në pozitën e 11-të më 42 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )