< Dështim i diplomacisë sonë për shtim të njohjeve (Video) - TV - Kosova Sot
Dėshtim i diplomacisė sonė pėr shtim tė njohjeve (Video)

Dėshtim i diplomacisė sonė pėr shtim tė njohjeve (Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot”  janë të zhgënjyer me punën e dobët të diplomacisë së Kosovës dhe mosangazhimin e saj për anëtarësim në UNESCO, Interpol si edhe të njohje të reja.

Image

 

.Sami Dili thekson se pa asnjë fije dyshimi diplomacia kosovare nuk ka bërë sa duhet dhe ajo ka dështuar me mospunën e saj. “Këtë e dëshmon rasti i tërheqjes së njohjes nga Surinami”.

Image

 

Sokol Plakolli thotë se diplomacia në Kosovë akoma nuk ka lindur dhe përpjekjet e saja janë për të lindur. “Diplomacia punoi pak për njohe të reja, anëtarësimin  në organizmat ndërkombëtarë. Pra ajo dështoi”.

Image

 

Halil Bekaj shprehet se diplomacia është në prag të dështimit se ka vite që nuk kemi njohje të reja. “Kemi dështuar në Evropë dhe UNESC-o, Interpol nga njerëzit që e drejtuan diplomacinë”.

Image

 

Kurse Burim Nokshiqi thekson se diplomacia jonë kohëve të fundit nuk po punon sa duhet. Dështim ishte mosanëtarësimi në UNESC-o, Interpol dhe faji është i diplomacisë sonë”.

 (Kosova Sot)

18 orë e 1 minuta më parë