< Institucionet nuk bënë asgjë për të zvogëluar importin e mallrave nga Serbia (Video) - TV - Kosova Sot
Institucionet nuk bėnė asgjė pėr tė zvogėluar importin e mallrave nga Serbia (Video)

Institucionet nuk bėnė asgjė pėr tė zvogėluar importin e mallrave nga Serbia (Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” shprehen të pakënaqur me punën e institucioneve vendore duke i akuzuar pushtetarët tanë se kanë bërë shumë pak për ndaljen e importeve serbe në Kosovë

 

Image

 

Ismajl Hamiti thekson se institucionet kanë bërë shumë pak në këtë drejtim ngase do të duhej të kishte një balans në mes të dyja shteteve duke i ruajtur prodhuesit tanë dhe në këtë drejtim serbët i kemi toleruar së tepërmi.

Image

 

Ramadan Ferizi thekson se deri sot shteti nuk ka bërë asgjë sepse mbi 400 milionë euro janë importe nga Serbia. Na duhet një plan urgjent që të zvogëlojmë importin e mallrave të konsumit nga Serbia.

Image

 

Sabri Berisha:

 

Është bërë shumë pak në këtë drejtim madje veçsa është rritur importi nga Serbia. Dhe nëse nuk marrin masa urgjente nuk e di se ku do të shiten prodhimet tona vendore .

Image

 

Avdi Zeka konstaton se të gjitha qeveritë nuk kanë bërë asgjë. “Se po të ndërpritej importi i mallrave serbe ata me siguri se do të detyroheshin që të na njohin edhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

(Kosova Sot)

15 orë e 59 minuta më parë