E pabesueshme: Ra nga kati i 17-të, mbijetoi që të tregonte se çfarë ndodhi (Video)

  • 31 July 2015 - 21:31
E pabesueshme: Ra nga kati i 17-të, mbijetoi që të tregonte se çfarë ndodhi (Video)

Po e shijonte festën me shoqëri, në ballkonin e ndërtesës që ndodhet në Rancagua të Kilit. Papritmas ai u përkul dhe ra në tokë.

Për fat të mirë, Sebastian Reyes që ra nga 40 metra lartësi shpëtoi gjallë.

Rënia nga kati i 17-të do të kishte qenë me fatalitet, sikur ai të mos binte në një kulm prej llamarinës, transmeton Telegrafi.

Studenti ka thyer këmbën dhe legenin, por nuk ka marrë asnjë lëndim tjetër.

“Për një moment m’u mjegullua mendja dhe nuk dija se ku jam” ka thënë Sebastiani.

“Nuk mund të besoja se kam rënë nga kati i 17-të”, ka thënë kiliani, teksa ka shtuar se ”ende frikësohem nga ajo që ndodhi”