Politikanët, shkelësit më të mëdhenj të ligjeve (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Politikanėt, shkelėsit mė tė mėdhenj tė ligjeve (Foto/Video)

Politikanėt, shkelėsit mė tė mėdhenj tė ligjeve (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot”  shprehen se shkelësit e ligjit janë këta që e udhëheqin shtetin, vetë i bëjnë dhe vetët i shkelin, dhe pasoja e kësaj duhet me i lyp te ata

 

 

Image

Sylejman Ahmetaj thekson se shkelësit më të mëdhenj të ligjit dhe që nuk po e respektojnë dhe zbatojnë ligjin janë pushtetarët më të lartë që ne i kemi, duke u nisur nga kryetari, kryeministri,e të gjithë më radhe nuk janë duke e respektuar ligjin. 

 

Image

Shaip Krasniqi thekson se shkelësit e ligjit janë këta që e udhëheqin shtetin, vetë i bëjnë dhe vetët i shkelin, dhe pasoja e kësaj duhet me i lyp te ata. 

 

Image

Ismajl Hamiti thotë se shkelësit e ligjit janë ata të fuqishmit, ata të institucioneve, ata që punojnë më ligjet. “Qytetari i rëndom nuk mund të jetë shkelës i ligjit, kështu që ata të cilët janë marrin rrogat dhe janë përgjegjës për ligjet ata janë edhe ata shkelësit”.

 

Image

 

Bedri Ahmeti thotë se shkelësit më të mëdhenj të ligjit, janë që nga kryeministri, kryetari të shtetit, kryetari i parlamentit, besa edhe shumë prej deputetëve. “Dhe pasojat e kësaj,  janë shumë të mëdha sidomos në këtë kohë kur të gjithë mundohen përpara, dhe këta pasurohen dhe neve po na lënë prapa”.

(Kosova Sot)

20 orë e 3 minuta më parë
21/02/18