Fituesit më me fat të lotarive (Video)

  • 08 October 2015 - 16:45
Fituesit më me fat të lotarive (Video)

Kur është puna për të fituar në lotari, më shumë ka mundësi që të të godasë rrufeja, se sa të fitosh. Mundësitë për të fituar janë 1 në 175 milionë.

Në shumicën e rasteve njerëzit blejnë bileta dhe pas disa kohësh fitojnë.

Por, njerëzit në këtë video kanë fituar lotari në mënyrën më të jashtëzakonshme, jashtë çdo logjike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Më poshtë ju sjellim 10 njerëzit më me fat që kanë fituar lotari:

1.Bill Morgan. Ai ishte një njeri me fat, i cili gati vdiq në një aksident, dhe nga i cili ishte pothuajse i vdekur për 14 minuta e më pas qëndroi në komë për 12 ditë.

Pas një viti ai bleu një biletë lotarie, nga e cila fitoi 17 mijë dollarë. Rasti i tij u bë mediatik, dhe ai bleu edhe një tiketë dhe para kamerave fitoi edhe njëherë, kësaj radhe 170 mijë dollarë.

2.Calvin dhe Zatera Spencer . Këta janë çifti më me fat në Virxhinia, të cilët kanë fituar 3 herë brenda një muaji.

Herën e parë ata fituan 1 milion dollarë, pastaj fituan 50 mijë dollarë, e më pas fituan përsëri 1 milion.

3.Carmelo Mercado. Carmelo fitoi lotarinë në vlerë prej 5 milionë dollarësh në vitin 2015.

4.Lisa Quam. Shumica e njerëzve luajnë lotari për vite me radhë, duke provuar teknika të ndryshme, por ajo që bëri Lisa ishte krejtësisht ndryshe. Ajo ishte duke bërë Pazar dhe vendosi ta blinte një biletë për herë të parë dhe ajo i solli fat, duke fituar kështu 90 milionë dollarë.

5.James Bozeman.Jr.  Ai bëri historinë, ku nga një tiketë e lotarisë të blerë në një dyqan të vogël fitoi 10 milionë dollarë,  e njejtë fitoi edhe pas një viti, me një tjetër biletë të blerë në po të njejtin dyqan. Përsëri i ftoi 10 milionë dollarë dhe shpreson që kështu të fitojë edhe për herën e tretë.

6. Virginia Fake. Fati për të ishte edhe më i madh. Ajo kishte blerë dy tiketa për të luajtur lotari dhe fitoi me të dyjat. Me nëjrën fitoi 1 milion e me tjetrën  2 milionë.

Ajo çfarë është për tu çuditur është fakti se numrat që ajo i plotësoi në tiketë ishin datat e martesës dhe përvjetorit të prindërve të pjestuar me numrin 2.

7. Deisi Ocampo. Në ditëlindjen e saj të 19 babai i dhuroi asaj 2 tiketa të lotarisë nga të cilat fitoi 4 milionë dollarë.

8. Joseph Morrah. Në ditën e babait, Joseph mori si dhuratë një tiketë lotarie nga vajza e saj, nga e cila fitoi 1 milionë dollarë.

9. Jerry Ritieni. Ai ishte pronari i një dyqani të veturave dhe luante lotari çdo javë për një dekadë. Jerry i blinte ato në vende të ndryshme. Një ditë gjeti papritur një tiketë që e kishte harruar në veture para një muaji dhe zbuloi se kishte qenë fitues. Nga kjo ai fitoi 2.9 milionë dollarë.

10.Richard Noll. Ai dëshirontë që të blinte ushqim për drekë, por kishte vetëm 100 dollar, andaj në mënyrë që të blinte ushqimin, e cili kushtonte shumë pak, bleu edhe 2 tiketa lotarie, që kushtonin nga 20 euro njëra.  Prej tyre ai fitoi 10 milionë dollarë.

(Kosova Sot)