Burri goditet me thikë në kokë, fëmijët e tij panë gjithçka (Video)

  • 10 February 2016 - 08:29
Burri goditet me thikë në kokë, fëmijët e tij panë gjithçka (Video)

Një burrë u godit me thikë në kokë jashtë një restoranti të “McDonalds”, teksa fëmijët e tij panë gjithçka.

Sipas “Daily Mail”, viktima që mendohet të jetë rreth 30 vjeç, është sulmuar në mënyrë brutale në rrugën plot me njerëz.

Ndërkohë, dëshmitarët përshkruan ngjarjen dhe thanë se panë gjak kudo.

Siç shihet edhe në video, klientët që ndodheshin aty nxituan për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurit, ndërkohë që thuhet se kalimtarët ndaluan të dyshuarin të largohej.

Agresori është arrestuar kur policia mbërriti në vendngjarje në Bromley të Londrës. Gjendja e të plagosurit, i cili u dërgua më pas në spital, nuk dihet ende.

(Kosova Sot)