Kjo është befasia e radhës në shtrat e të dashurit për Angela Martinin (Video)

  • 25 May 2016 - 10:32
Kjo është befasia e radhës në shtrat e të dashurit për Angela Martinin (Video)

Angela Martini vazhdon të tregojë detaje për befasinë përrallore, që i bëri i dashuri i saj Dragos Savulescu për ditëlindjen në Maldive.

Modelja shqiptare fillimisht është befasuar nga rumuni multimiliarder në një  ambient shumë romantik me lule dhe petale trëndafili në një plazh, duke e bërë të ndihet si një princeshë e vërtetë.

Më pas, befasitë kanë vazhduar edhe në dhomën e hotelit, të cilën e ka xhiruar vetë modelja.

“Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Sa romantike, sa ëndrra. I dashuri më i mirë në botë”, ka shkruar me këtë rast Angela në Instagarm.

(Kosova Sot)

 

The most amazing surprise on my B-day. Beyond #Fairytale ❤️ #maldives

A photo posted by Angela Martini (@angela_martini) on