Te motra për ditëlindje (Foto)

  • 29 June 2016 - 20:21
Te motra për ditëlindje (Foto)

Kim Kardashian di si t'i theksojë asetet e saj .

Ajo ka punuar fort dhe pa u lodhur në trupin e saj pas lindjes së fëmijës së dytë dhe tani ajo po ndihet më mirë se kurrë, pasi që kilogramët e saj po zhduken. Dhe, Kim Kardashian kishte gjethur edhe një mënyrë tjerët për t'i theksuar linjat e saj të bollshme trupore, e veshur me rroba të ngushta, derisa ia kishte mësyrë festimit të ditëlindjes së motrës së saj, Khloe-s, transmeton gazeta Kosova Sot.

Bukuroshja 35 vjeçe ishte parë derisa po largohej nga ndeja, pasi kishte kaluar orë të tëra te "Dave & Buster's" në Hollivud, së bashku me bashkëshortin Kanye West, pasi paraprakisht ata aty kishin arritur orë më parë së bashku me vajzën e tyre. Kim ka treguar se di të vishet mirë për linjat dhe format e saj si një orë prej rëre, me një fustan me ngjyrë të zezë që ia kishte theksuar belin. Fundshpina e saj ishte theksuar po ashtu falë veshjes, derisa gjithçka kishte kompletuar me një bluzë të thjeshtë të bardhë, pa mëngë. Flokët e bukuroshes së spektakleve ishin të lira dhe të drejta, duke theksuar se ishte paksa më modeste, sidomos kur bëhet fjalë për festat e familjes.

(Kosova Sot)

Classic look: Kim Kardashian showed off her enviable slimmed-down post-baby curves in a classic monochrome look as she arrived at Dave & Buster's in Hollywood on Monday for Khloe's birthday bashHanging out: The duo arrived together to celebrate her little sister's birthday Showing her shape: Her hourglass figure was highlighted in black and whiteMonochrome maven: She looked stunning in the effortless ensemble, and rocked a pair of over-the-knee boots with her skirt after previously wearing perspex heels