Chris Brown dhe Tyga mbajnë koncert në Durrës? (Foto)

  • 30 June 2016 - 19:12
Chris Brown dhe Tyga mbajnë koncert në Durrës? (Foto)

Dy reperët më të mirë të momentit në Botë, Chris Brown dhe Tyga, mund të mbajnë një një koncert në Durrës më datën 8 korrik.

Në këtë koncert pritet që të marrin pjesë këta dy reperë, ndërkohë që pjesëmarrjen e tyre në njërin prej këtyre klubeve e ka konfirmuar Chris Brown në rrjetin e tij Instagram?

Ende nuk është bërë zyrtare as çmimi i biletave dhe as asgjë për çmimin e biletave, por thuhet se ato do të jenë shumë të larta.

Kjo është hera e parë që dy reperë të këtij kalibri këndojnë në Shqipëri, edhe pse derisa ata të aterojnë në Rinas do të jetë vështirë e besueshme se ata do të vinë, marrë parasysh që janë reperët më të kërkuar në botë. 

Këtu mund të shtohet edhe fakti që Chris Brown në faqen e tij zyrtare ende nuk e ka konfirmuar datën e koncertit për në Durrës, por që ka një koncert në Kroaci më datën 14 korrik. 

(Kosova Sot)