Kështu i fiton dhe i shpenzon Britney milionat e saj

  • 27 August 2016 - 18:41
Kështu i fiton dhe i shpenzon Britney milionat e saj

Britney Spears nuk ka qenë edhe aq aktive në muzikë kohëve të fundit, por të premten ajo publikoi albumin e saj të parë pas tre vjetësj, “Glory”.

Ylli i muzikës pop, e cila ka shitur më shumë se 33 milionë albume në SHBA,konsiderohet si një ndër këngëtaret më të pasura në skenën e  Hollywood’it.

Me gjithë suksesin e saj ajo nuk i kontrollon paratë e saj sepse e ka dëshmuar se është shpërdoruese e madhe e tyre.

Paratë e Britnit i kontrollojnë babai i saj, Jamie, dhe avokati Andrew Wallet.

Se si Britney Spears fiton dhe shpenzon paratë e saj “Kosova Sot Online” jus jell detajet më poshtë:

Britney është renditur e 99-ta si artistja më e paguar në listën e” Forbes” në vitin 2016.

Sipas “Forbes” burimi i pasurisësë  Spears 'në vitin 2016 ishte muzika e saj.

Pasuria e saj në total është  vlerësuar me 45,982,505.75 dollarë  në vitin 2014.

Në vitin 2009,” Billboard” ka raportuar se  Spears arkëtoi 216.2 milion dollaë nga turnetë e saj në dekadën e parë të shekullit të 21-të. Turneu i saj "Femme Fatale" në vitin 2012 ka shtuar 21.7 milion dollarë nga  7.3 milionë dollarë nga të cilat ajo ka marrë në total.

Në vitin 2012, Spears ishte renditur nr, 1 në listën e femrave më të paguar në muzikë ,“Forbes “, që ka fituar 58 milion dollarë.

Ajo në partneritet me Elizabeth Arden në vitin 2004, dhe deri në qershor të vitit 2016 kishin lansuar parfumin e saj të 20-të. Ajo kishte raportuar se kishte  fituar  1.5 miliard dollarë nga parfumet  dhe ato  shiten më shumë se 1 milion shishe në pesë vjet.

Në vitin 2015, Spears bëri një marrëveshje me Glu Mobile për të zhvilluar një lojë në telefon celular duke përdorur zërin e saj dhe ngjashmërinë , sikur Kim Kardashian dhe Katy Perry që kanë vepruar para saj. Marrëveshja  është deri në 2020, me mundësinë e një zgjatje tre-vjeçare.

Spears u shfaq si gjyqtare në sezonin e dytë të "The X Factor ', dhe fitoj një pagesë prej prej 15 milion dollarë. Edhe pse ajo qëndroi për një sezon, ajo u bë gjyqtarja më e paguar në një Reality show.

Si i shpenzon :

Ajo ka  shpenzuar  5,500 dollarë  në një dyqan në vitin 2014.

Britni ka shpenzuar rreth 20.000 dollarë në kujdesin ndaj kafshëve të saj, n ë 2014.

Ka shpenzuar  afër 49.000 dollarë në garderobë.

Poashtu 20.000 dollarë në grim dhe flokë ka shpenzuar më 2014.

Që nga viti 2008, ajo ka paguar 2 milion dollarë taksa,  si dhe  6.9 milion dollarë ka paguar menaxherët dhe  avokatët që ti mbikqyrin dhe menaxhojnë punët e saj.

Spears ka paguar  409.000 dollarë në vitin 2014 për mbështetjen dhe kujdesin e fëmijëve. Ajo ka një marrëveshje të kujdestarisë me ish-burrin e saj Kevin Federline.

57,550 dollarë kanë shkuar për asistentët e saj.

Britney ka blerë vitin e kaluar edhe edhe një residencë në Thousand Oaks për 7.4 million dollarë.

(Kosova Sot)