Veshje e çuditshme, por e bukur! (Foto)
Chanel Iman është parë me një veshje jo aq të rëndomtë, derisa shkonte për drekë në restorantin "Ivy" .Është e famshme si njëra nga engjëjt e "Victoria's Secret", si dhe për fotot që i janë botuar në numrin e sivjetmë të revistës "Sports Illustrated Swimsuit". Ajo duket si modele, gjë që edhe është, edhe derisa shkon për drekë në restorantin "The Ivy", që gjendet në Hollivudin perëndimor, transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 25- vjeçare kishte veshur një, hajde të themi, bluzë, të bardhë, dyshtresore, me rripa, derisa në pjesën e poshtme ishte përcaktuar për pantallona të gjerë, të zi, të cilët disi dukeshin sikur kulet e gjysheve tona dikur. Përndryshe, ajo thuhet se është duke u lidhur me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
(Kosova Sot)