Feston kthimin

  • 28 August 2016 - 08:48
Feston kthimin

Nicole Scherzinger ka zbuluar këmbët me fustan të kaltër. Simon Cowelle ka kthyer atë në 'X Factor' në një përpjekje për ta rritur shikueshmërinë, ndërsa në orët e hershme të së shtunës, Nicole është dukur sikur të ishte duke e festuar kthimin e saj gjatë daljes nga 'The Ivy' në Londër,raporton Gazeta Kosova Sot

Ajo është dukur e relaksuar dhe rrezatuese, ndërsa një fustan i ngushtë nga lëkura ia theksonte në mënyrë të përkryer këmbët e saj.

Nata e saj në qytet vjen pasi Nicole, e cila ka punuar si gjykatëse në emision në vitet 2012 dhe 2013, ka sugjeruar se ajo është gjykatësja më elegante që është paraqitur në këtë seri të emisioneve. 'The Daily Star' njofton se kur ajo është pyetur se cilat janë asetet që i ka ajo e që u mungojnë gjykatëseve si Rita Ora dhe Cheryl, Nicole është ngritur dhe ka treguar këmbët e saj. 

(Kosova Sot)

Image
Image