Angelina e bllokon Brad-in edhe në telefon (Foto)
Angelina Jolie ka bllokuar numrin e telefonit të burrit të saj Brad Pitt.
Aktorja 41-vjeçare thuhet se ka zgjedhur të injorojë çdo kontakt me bashkëshortin e saj, pasi ajo kërkoi divorcin prej tij, rreth një javë më parë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
“Angelina ka bllokuar të gjitha mesazhet hyrëse me tekst dhe gjithashtu numrat e Brad-it”, ka thënë një i Us Weekly.
Raportet pohojnë se aktori 52-vjeçar ka mbetur 'plotësisht i shkatërruar "nga divorci i tij.
'Nuk është në vete dhe ka qarë. Ai u kap plotësisht në befasi dhe nuk kishte asnjë ide se ajo do të bëjë këtë", shtoi burimi.
(Kosova Sot)