Hailey Baldwin thekson linjat për "Dolce and Gabbana"

  • 26 September 2016 - 22:25
Hailey Baldwin thekson linjat për

Hailey Baldwin thekson linjat për "Dolce and Gabbana SS17" Ajo ishte në rreshtat e parë gjithmonë në shumë gjendje të "Milan Fashion Week" deri më tani,raporton Gazeta Kosova Sot

Por, Hailey Baldwin kësaj radhe trupin e saj të hatashëm e kishte vendosur në pistë, derisa kishte bërë debutimin e saj te "MFW" për ngjarjen e "Dolce and Gabbana" të quajtur "SS17". Modelja 19 vjeçe kishte gjithë vëmendjen e mundshme e veshur me një fustan me ngjyrë të zezë - duke treguar format e saj të hatashme derisa kishte zbukuruar skenën me motive tropikale.

Bukuroshja bionde mahniti me fustanin me ngjyrë të zezë derisa kishte panele sateni. Fustani ia kishte theksuar fort linjat trupore. Flokët i kishte vendosur për shpine derisa struktura e eshtrave dhe shkëlqimi i lëkurës së saj dukej qartë. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image