Leonardo DiCaprio vendos të shes edhe një shtëpi tjetër superluksoze(Foto)
Leonardo DiCaprio ka vënë në shitje një pronat e tij vetëm pak ditë pasi ka vënë në shitje shtëpinë e tij në Malibu për 10.950.000 dollarë.
Ylli 41 vjeçar i cili jeton në Hollywood Hills tani po shet shtëpinë e tij në qendër të qytetit me një çmim për prej 2.395.000 dollarë, raporton dailymail,transmeton “Kosova Sot Online”.
Ai bleu shtëpinë në vitin 2014 dhe ka fituar 345,000 dollarë me këtë.
Plani i shtëpisë së rinovuar ngërthen në vete një kuzhinë të madhe , disa dhoma gjumi të cilat të dërgojnë në oborr me një pamje impozante si dhe një pishinë.
(Kosova Sot)