Shtyhet gjyqi ndaj Stresit: Jam penduar

  • 01 July 2015 - 12:43
Shtyhet gjyqi ndaj Stresit: Jam penduar

Këngëtari i njohur me emrin Stresi, u paraqit sot për herë të parë në Gjykatën e Tiranë për akuzat e ngritur ndaj tij, që prej arratisjes së 31 janarit. Seanca e parë ndaj këngëtarit Arkimed Lushaj u zhvillua në orën 12:00 të mesditës së sotme, ndërsa u shty për t’u mbledhur sërish më 8 korrik.

Lushaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për arratisjen nga Komisariati nr. 3, më 31 janar të këtij viti.

Gjatë seancës gjyqësore, Stresi shprehu pendesë, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar. Prokuroria kërkoi sot shtyrjen e seancës për të fituar kohë, për të dhënë konkluzionet. Gjyqtari Arben Micko pranoi kërkesën e organit të akuzës duke e shtyrë gjyqin me një javë, transmeton Shekulli.

Stresi pas arratisjes u largua për disa muaj jashtë vendit, për t’u rikthyer sërish në qershor.