Cozman dhe Tuna nuk janë arrestuar (Foto)

  • 04 July 2015 - 10:01
Cozman dhe Tuna nuk janë arrestuar (Foto)

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, dhe këngëtarja Tuna, kanë mohuar në mënyrë të përbashkët arrestimin e spekuluar nga disa media për mjete narkotike.

Disa media kishin raportuar se Cozman dhe Tuna janë arrestuar në Tiranë, për siç u tha posedim të mjeteve narkotike.

Megjithatë, menaxhmenti i këngëtarëve me anë të një komunikate për media kanë mohuar kategorikisht një informacion të tillë, duke përmendur vetëm një ndalje nga policia dhe jo arrestim, për mos respektim të rregullave të komunikacionit.

Nuk është hera e parë që artistët detyrohen të dalin me komunikata publike pas raportimeve kontraverse të mediave shqiptare.

Image