Pesë diamante

  • 26 June 2017 - 09:38
Pesë diamante

Selena Gomez merr përkrahjen e të dashurit përmes rrjetit shoqëror

“Weeknd” dhe  Selena Gomez u shfaqën nëpër rrjetet shoqërore duke treguar mbështetjen për njëri-tjetrin. Këngëtari 27 vjeç nga Kanada ka postuar në llogarinë e tij “Instagram” ka treguar dashurinë dhe përkrahjen e tij për të dashurën e tij 24 vjeçe. Këngëtari i “Starboy” kishte shmangur që të shkruante ndonjë mbishkrim, por se në vend të kësaj fotot të së dashurës ia kishte shtuar pesë diamante me ngjyrë të kaltër. Selena dhe “Weeknd”, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, për të parën herë u lidhën në janar. Më pas së bashku e bënë debutimin e tyre publik në “Coachella Valley Music” dhe “Arts Festival”.

(Kosova Sot)