David Beckham ‘lë në hije’ Victoria-n, ja kujt i dhuron lule (Foto)

  • 18 September 2017 - 22:37
David Beckham ‘lë në hije’ Victoria-n, ja kujt i dhuron lule (Foto)
Ish-futbollisti i njohur David Beckham  i mallëngjeu të gjithë teksa bleu në Londër një buqetë të vogël lulesh për vajzën e tij Harper.

Ish-futbollisti dukej i veshur me një xhaketë prej lëkure të zezë dhe të kuqe, teksa mbante shtrënguar dorën e Harper-it duke kaluar rrugën me lulet në dorë.

Duket se tani vajza e tij është bërë një zonjushë e vërtetë dhe është pikërisht ajo që e merr kujdesin maksimal të David dhe jo më Victoria.

Harper, e cila premton të ketë të njëjtën shije dhe stil si nëna e saj i kishte kapur flokët në dy bishtaleca dhe dukej e admirueshme.amilja Beckham sapo e kanë dërguar  djalin e tyre më të madh Brooklyn, 18 vjeç të nisë kolegjin në “Big Apple” .

(Kosova Sot)