Me hyxhym në spital

  • 17 October 2017 - 16:13
Me hyxhym në spital

Gerard Butler është raportuar të jetë dërguar me nxitim në spital si pasojë e një aksidenti me motoçikletë, transmeton gazeta Kosova Sot. Aktori 47 vjeç, me gjasë ishte nxjerrë nga rruga nga një veturë derisa ishte duke ngarë motoçikletën e tij në Los Anxhelos dhe iu desh të trajtohet si pasojë e lëndimeve që kishte marrë derisa dikush aty  kishte njoftuar 911-shin, kurse mjekët shpejt kishin arritur në skenë. Besohet se Gerard nuk është lënduar seriozisht, ku një burim i ka thënë “TMZ”: 'Për fatin e tij të mirë, nuk kishte eshtra të thyer dhe të mavijosur'. Burimi më pas ka shtuar: 'Dikush ka lajmëruar Urgjencën dhe ata e kishin dërguar në spitalin më të afërm. Mendohet se ai ishte prekur nga një veturë”.

(Kosova Sot)