Enca vjen me një këngë tjetër (Video)
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Enca Haxhia publikoi këngën ‘Soul killa’, por ajo nuk e ka ndërmend të ndalet.
Së shpejti ajo do të publikojë një tjetër projekt muzikor.
Enca ka postuar një video të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram, ku këndon pjesë nga kënga e re.
Kënga do të jetë ritmike dhe këngëtarja ka pyetur fansat nëse duhet ta lansojë tani këngën apo t’i lërë ata të presin.
Ndryshe, Enca po e shijon sezonën e verës me shumë koncerte.
(Kosova Sot)