Armina Mevlani tregon detajet e martesës, si i propozoi Shkëlzeni dhe kur do të bëhet dasma
Armina Mevlani ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Pop Culture” ku ka folur për jetën e saj, punën por dhe marrëdhënien me Shkëlzenin. Blogerja ka treguar se ata bashkëjetojnë të lumtur dhe se në planet e tyre është edhe martesa.
Ndër të tjera Armina ka rrëfyer edhe “sekretin” e stolit të tyre të preferuar që ndodhet në Itali, të cilin pak ditë më parë Shkëlzeni e kishte postuar edhe në Facebook.
Mevlani ka rrëfyer se ky stol është i veçantë për ta pasi aty shkojnë gjithmonë për përvejtoret e lidhjes së tyre dhe pikërisht këtu ajo ka marrë edhe propozimin për martesë një vit më parë.
(Kosova Sot)