< Klaudia Pepa topless për 25-vjetor, komentuesi zbulon arsyen pse u divorcua nga Albi Nako - VIP - Kosova Sot
Klaudia Pepa topless pėr 25-vjetor, komentuesi zbulon arsyen pse u divorcua nga Albi Nako

Klaudia Pepa topless pėr 25-vjetor, komentuesi zbulon arsyen pse u divorcua nga Albi Nako

Pas divorcit nga Albi Nako, balerina Klaudia Pepa vazhdon jetën e saj në Itali e rrethuar nga luksi dhe qejfet nga Roma në Milano. Por, përveç fotos ku shfaqej e rrethuar nga luksi dhe dhuratat e shtrenjta për 25-vjetor, Klaudia nuk vonoi me ekzibicionizmin e saj, duke postuar një foto topless, që i ka lënë të gjithë pa frymë.

Nuk kanë vonuar komentuesit meshkuj, disa prej të cilëve i kanë propozuar takime për njohje intime, apo të tjerë që i kanë kërkuar t’i heqë të gjitha veshjet, pasi që pas ndarjes nga koreografi nuk i ka mbetur gjë tjetër pa bërë. Por me komenteve pro dhe kundër nëse duhet t’i postojë ose jo fotot provokuese tani që s’është më grua e martuar, një komentues shkruante poshtë fotos topless, duke hedhur dritë mbi arsyen e divorcit të saj nga ish-burri.

“Albi tregoi që është një djalë me botë artisti, dhe s’të uli edhe kur u ndatë. Por mendoj që shkaku i divorcit tuaj është kjo që ti po bën tani”, shkruante personi në fjalë. Që pas ndarjes, Klaudia ka rënë pre e komenteve negative në rrjetet sociale, nisur nga fakti se ajo ndryshoi komplet stil, pasi nga një vajzë serioze dhe e përmbajtur, u shndërrua në vajzën e nxehtë të Instagramit, shkruan Panorama.  Ajo dhe Albi Nako u njohën në paskuintat e televizionit, u celebruan në ekran gjatë programit “E Diela Shqiptare” në korrik të 2013, dhe kanë një vit të ndarë.

Koreografi i njohur i trupës së baletit në TV “Klan”, pas një viti thashetheme theu heshtjen në emisionin “Rudina” ku rrëfeu divorcin nga balerina Klaudia Pepa, e cila tashmë është vendosur të vazhdojë karrierën e saj në Itali. Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në ekran u transmetua surpriza që balerina i bëri në emision, ku ndër të tjera e quajti “maestro” dhe “Vëllai i madh”. Mesazhi i saj e preku vetë Albin, i cili kur pa ish-gruan të qeshur në monitor nuk i përmbajti lotët.

Por, nga ana tjetër, ishin ndjekësit që shpërthyen kundër saj në Instagram, të prekur nga fjalët e ndjera të Albit, i cili u shpreh se pavarësisht arsyes së divorcit, do ta mbajë Klaudian në zemër gjithë jetën. Pas ndarjes ata kanë dëshmuar se ruajnë marrëdhënie të mira, duke qenë se Albi i komenton herë pas here në fotot e saj, ku nga mënyra si shkëmbejnë komente duket se e kanë marrë me sportivitet ndarjen. 

(Kosova Sot)

20 orë e 45 minuta më parë