“Anywhere” në Top 20 këngët më me ndikim në Britani
Rita Ora ka disa ditë që ka lansuar këngën e saj të fundit “Anywhere” dhe po dëgjohet shumë nga publiku gjithandej në botë.
Kështu ajo është bërë një nga këngët më të pëlqyera në top listat britanike, e sidomos UK Official Charts.
Ajo aty është renditur në mesin e 20 këngëve më me ndikim dhe më në trend. Kjo e bënë këngëtaren kosovare që të jetë në vendin e 11 të kësaj liste kurse për pak ditë pritet të hy në top 5 këngët më me ndikim.
Rita Ora është në top 5 me “Lonely Together” në bashkëpunim me Aviciin, pra është në vendin e katërt.
(Kosova Sot)