< Kush i’a ‘gërrditi’ puthjet me meshkuj Encës? (Foto) - VIP - Kosova Sot
Kush i’a ‘gėrrditi’ puthjet me meshkuj Encės? (Foto)

Kush i’a ‘gėrrditi’ puthjet me meshkuj Encės? (Foto)

E simpatizojnë pamasë, falë gjoksit të bollshëm e të pasmeve po ashtu, thuajse shumica e meshkujve, por duket vetëm kaq

Është kjo Enca Haxhia, e cila me raste di të jetë edhe e tepërt me veprimet e parreshtura që me doemos marrin vëmendjen e masës, shkruan Kosovarja.

Fundja, ky është qëllimi i saj, për të cilin lufton aq shumë. E keni parë besa edhe në koncerte me performanca të zjarrta siç nuk u praktikuan herë të tjera nga asnjëra prej kolegeve të Encës. Veprime të njëjta ngjasojnë edhe me puthjet që dhuron e që janë krejt të pazakonta, aq sa nuk mund t’a përcaktosh orientimin e saj saktësisht.

Puthjet në buzë me femra të ndryshme, duke filluar nga fanse, kolege e mikesha të saj, nuk janë gjest i rrallë nga këngëtarja, gjë që nuk e ka problem të paraqitet edhe publikisht.

Ju sjellim disa prej puthjeve të famshme të Encës. Epo, kjo është Enca, e dashuron famën në çfarëdo lloj forme që t’i vijë ajo.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)

3 orë e 57 minuta më parë