FBI dhe ekspertët e BE gjurmojnë udhëtimet e shpenzimet e Shkelzen Berishës dhe Arminës nëpër botë

  • 21 November 2017 - 13:53
FBI dhe ekspertët e BE gjurmojnë udhëtimet e shpenzimet e Shkelzen Berishës dhe Arminës nëpër botë

Me sa duket zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vettingut po shkon në drejtimin e duhur. Pasi po merr kuptim me ndjekjen e parave të zyrtarëve të lartë apo njerëzve që kanë bërë sekserin e zyrtarëve të lartë dhe përfituar miliona euro nga kjo punë.

FBI dhe ekspertët e BE, bashkë me ata shqiptarë që janë përgjegjës për ndjekjen e këtyre parave që janë shpenzuar apo kanë dalë jashtë vendit, kanë vendosur të ndjekin paratë që kanë dalë përmes djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe bashkëjetueses së tij me kosto shumë të lartë Armina Mevlani. Ndjekjen e shpenzimeve dhe parave jashtë vendit e ka pranuar dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në takim me ekspertët e FBI në Tiranë.

Kështu ekspertët e FBI dhe ata gjermanë e italianë, bashkë me shqiptarët teksa kanë në dorë dosjen e aferës së CEZ dhe të DIA-s, si dhe tërë të përfshirët në këtë aferë, janë ndalur kryesisht tek tërheqja e 7 milionë eurove nga sekseri dhe miku i ngushtë i Shkelzen Berishës, Nuel Kala.Lehtësia me të cilën janë tërhequr këto para nga banka e nivelit të dytë, megjithëse shumë e madhe, ka bërë që të fillojë hetimi pikërisht nga ky detaj. Mësohet se këto para po kryqëzohen dhe me hetimet që po u bëhen udhëtimeve të Shkelzen Berishës dhe bashkëjetueses së tij Armina Mevlani në vendet më turistike të botës. Qëndrimi i tyre në ishujt e shtrenjtë të paqësorit, në hotelet më të shtrejta dhe darkat dhe drekat në lokalet më të shtrejta, si dy të papunë që janë, kanë bërë që ekspertët e FBI të bëjnë përllogaritjen. E cila me sa thuhet në një përllogaritje fillestare është gati sa buxheti i një ministrie.

Kjo tregon se Sali Berisha gjatë qeverisjes tetë vjeçare e kanë pasur “dorën e rëndë” dhe ka përvetësuar shumë nga buxheti i shtetit. Dhe kjo vetëm duke llogaritur shpenzimet e të birit Shkelzen, pa futur në llogari vajzën Argita Malltezi. Ndaj këto shpenzime marramendëse pritet të jenë në qendër të hetimit të ekspertëve të FBI, BE dhe atyre shqiptarë që mund të zbulojë shumë se si vidhet shteti shqiptar nga zyrtarë dhe administratorë të papërgjegjëshëm. “Peshqit e mëdhenj” kanë nisur rrugëtimin drejt “rrjetës”, fundi do të jetë burgu me sa duket.

 (Kosova Sot)