Biondina e re

  • 22 November 2017 - 15:04
Biondina e re

Vetëm 24 orë pasi bëri paraqitjen e saj të parë në skenë, që kur i ishte qasur një operacioni për transplantim të veshkës, te “American Music Awards” në Los Anxhelos, Selena Gomez kishte dalë për t’i dhënë mbështetje një kauze të mirë në anën tjetër të vendit. Këngëtarja e bukur dhe aktorja 25 vjeçe ishte në qytetin e Nju Jorkut, për të marrë pjesë te “Breaking Through Gala” për “Lupus Research Alliance”, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja ka shfaqur flokun e saj rishtazi të ngjyrosur, e veshur me një fustan me ngjyrë të verdhë, me njërin krah jashtë dhe me një prerje asimetrike. Me këtë rast, Selena ka treguar këmbët e saj derisa krejt në fund kishte mbathur një palë sandale me zbukurues dhe bizhuteri. Flokun e kishte lidhur nga prapa dhe kishte aplikuar maskarë të zezë, pak bojëkuq dhe pak buzëkuq pink.

For the cause: Selena Gomez stunned in a yellow sleeveless dress with asymmetrical hem as she attended the Breaking Through Gala benefiting the Lupus Research Alliance Monday

(Kosova Sot)