PO PIQET

  • 23 November 2017 - 17:39
PO PIQET

Hailey Baldwin sot i ka mbushur 21 vjet dhe po bën hapin e parë drejt pjekurisë. Me këtë rast, modelja ka pozuar në pesë dukje të ndryshme për "Footwear News", për të shënuar "Achievement Awards", që shpërblen për çdo vit brendet, personalitetet dhe disenjatorët që luajnë rol të rëndësishëm në industrinë e mbathjeve. Kështu, fotot e saj ishin lansuar në shenjë të ditëlindjes së saj. Hailey mund të shihet në fotot e veçanta teksa reklamon një palë çizme pink sipër gjunjëve, vepër e Alexandre Vauthier, që i kishte kombinuar me një xhaketë të gjatë. Në një tjetër foto, ajo shihet në një palë çizme tjera sipër gjunjëve, kësaj radhe me një palë çizme krem dhe një pallto të gjatë pink.

Image
Image

 

(Kosova Sot)