Ndarjet dhe lidhjet më të bujshme të VIP-ave në vitin 2017 - VIP - Kosova Sot
Ndarjet dhe lidhjet mė tė bujshme tė VIP-ave nė vitin 2017

Ndarjet dhe lidhjet mė tė bujshme tė VIP-ave nė vitin 2017

Mania e VIP-ave shqiptarë për të ndërruar partnerët dhe ende pa u 'ftohur' të bëmat e tyre së bashkë vihen në përqafim të partnerëve të 'porsazënë' nuk është ndalur as gjatë vitit që po e lëmë pas. Bile ka shënuar rritje. Disa prej tyre, siç shprehen edhe vetë në rrejtët sociale, janë rehatuar për së mbari. Por, për disa shtypi rozë shqiptar është mbushur me thashetheme, jo janë bashkë, jo janë ndarë. Por, sido që të jetë, edhe në 2017 sukseset e tyre nuk kishin të ndalur, të paktën në krijimin e lidhjeve apo braktisjen e tyre, kur u bëhet "bajat". Ja disa nga ndarjet dhe lidhjet më të përfolura gjatë vitit 2017:

ÇILJETA ME ALBAN HOXHËN

Image

Pasi u nda nga i dashuri i saj, Çiljeta nuk 'pauzoi' gjatë dhe u lidh me portierin e "Partizanit" të Tiranës, Alban Hoxhën. Pavarësisht se përflitet shumë për këtë lidhje në mediet rozë, ku nuk mungojnë thashethemet, të dy u kujdesën që lidhjen e tyre ta mbajnë larg syrit të medieve. Më në fund ata edhe e vërtetuan atë, duket edhe për shkak të spekulimeve të shumta që qarkulluan një pjesë të mirë të vitit 2017 për ta.

 BIG MAMA MBETET BEQARE

Image

 Këngëtarja Big Mama i dha fund lidhjes së saj me të dashurin, pavarësisht se pritej që gjatë 2017 t'i japë fund beqarisë. Ndarjen këngëtarja e konfirmoi vetëm për mediet, duke mohuar mandej se kishte thënë se do të bëjë dasmë. "Kisha pranuar që jam në një lidhje. Nuk ka dasmë, nuk do të ketë. Unë nuk jam më në një lidhje. E provova, por nuk shkoi dhe kaq", kishte thënë ajo.

BLERIMI NDAHET NGA ELJONA

Image

Një tjetër ndarje shumë e bujshme gjatë vitit 2017 ishte edhe ajo në mes të futbollisti Blerim Xhemaili e Erjona Sulejmanit. Ata ishin martuar në vitin 2015. Lajmi i ndarjes bëri bujë edhe në mediat e huaja, pasi Xhemaili është një futbollist i njohur. Shkak i ndarjes, sipas medieve, ishte se Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modelim dhe prezantim. Ndërsa në paraqitjen e saj, modelja Sulejmani ishte shprehur se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë.

JONIDA MALIQI NDAHET NGA BURRI I SAJ

Image

Edhe këngëtarja Jonida Maliqi i dha fund marrëdhënies me partnerin e saj. Në fakt, prishin një martesë disavjeçare. Ndarja u bë e ditur në mediet e ndryshme, ndërsa ishte potencuar fakti se nga fotografitë që ajo poston nëpër rrjetet sociale asnjëherë nuk e ka bërë publik bashkëshortin e saj, me te cilin ka edhe një fëmijë.

EDHE RAMË LAHAJ NDAHET NGA E DASHURA?

Image

Edhe Ramë Lahaj u raportua se i dha fund lidhje së tij me blogeren Rina Bërdynaj. Për shumë kohë çifti publikoi romancat e "çmenduara" gjatë pushimeve të ndryshme, por edhe me performanca të Lahajt në vende të ndryshme. Më pas sinjalet erdhën se gjërat po shkonin drejt ndarjes së çiftit. Bile, Lahaj fshiu të gjitha fotot me blogeren nga Prishtina, të cilën nuk e ndjek në 'Instagram'. Megjithatë, asgjë nuk është përfundimtare, pasi gjërat rreth çiftit mund të marrin kthesa.

MARINA FARA FEJOHET, PASTAJ NDAHET

Image

Vetëm një muaj më parë, vajza e këngëtares Eli Fara, Marina, shpalli fejesën me të dashurin biznesmen, Edi Ismaili. Në ditëlindjen e bukuroshes, Ismaili i dhuroi një unazë diamanti, duke shpallur zyrtarisht lidhjen mes tyre. Por, më pas, të dy vazhduan rrugët e tyre të ndara.

 FIFI NDAHET NGA MISTERIOZI

Image

Edhe reperja Fifi i dha fund një lidhje të gjatë me një dashnor që s'e publikoi kurrë. Ndarja e dyshes u bë e ditur pasi Fifi ia kushtoi një këngë ndarjeje të dashurit. Me këtë këngë ajo mori pjesë në "Kënga magjike 2017".

DUA LIPËN E LA MODELI

Image

Dua Lipa, diva e skenës së sotme botërore, i dha fund lidhjes së saj dyvjeçare me modelin e njohur britanik, Isaac Carew, i cili njihet më shumë si shef i famshëm kuzhine. Lajmi për ndarjen u bë i ditur nga vetë Dua. "Po, jam ndarë. Tashmë jam single", kishte deklaruar ajo për mediet angleze. Dua dhe Isaac e nisën lidhjen e tyre në verën e vitit 2015, kur këngëtarja sa kishte filluar të bëhej e njohur. Ndarja përkon me kulmin e suksesit me hite, si "No live" e "Scared to be lonely", dy projekte që po fuqizojnë karrierën e vajzës nga Prishtina në tregun ndërkombëtar të muzikës.

(Kosova Sot)

14 orë e 39 minuta më parë
22/01/18
aaaaaaaa