Kim Kardashian, në gosti te Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto)

  • 29 December 2017 - 22:19
Kim Kardashian, në gosti te Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto)

Duket se Kardashiania më e famshme mezi kishte pritur që të ftohej në ndejën e Lopezit, meqë aty kishte shumë fytyra të njohura 

Jo se i mungon fama, jo se mbetet prapa Lopezit me të pasme, por megjithatë Kim Kardashian ishte evidente se e ndjente veten të nderuar, pasi që u ftua në ndejën e organizuar nga çifti Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Se sa ishte e ngazëllyer Kim K rreth kësaj ndeje, tregon edhe fakti që ajo foli për këtë temë edhe në rrjetet sociale. 

E pranishme në këtë ‘gjymysh’ ishte edhe një Kardashiane tjetër, Kourtney, por burri i Kimit, Kanye West nuk u pa aty. Sido që të jetë, të themi edhe se J Lo është në lidhje me yllin e bejsbollit, A-Rod, që nga shkurti i këtij viti. 

(Kosova Sot)