Fejohet Kastro Zizo, zbulohet vajza që i ka rrëmbyer zemrën!

  • 29 December 2017 - 23:59
Fejohet Kastro Zizo, zbulohet vajza që i ka rrëmbyer zemrën!

Kantautori i njohur Kastro Zizo do të kurorëzojë në fejesë lidhjen e tij me Elma Sulejmanin.

Përmes një mesazhi Kastro ka bërë të ditur se më datë 30 dhjetor do të fejohet me vajzën që mesa duket i ka rrëmbyer zemrën. 

Kjo është lidhja e tretë zyrtare për Kastron pas dy martesash të përfunduara në divorc. Nga këto dy martesa Kastro ka dy fëmijë Dankan me ish-bashkëshorten e parë dhe Nia me ish-bashkëshorten e dytë. 

Edhe më parë ai ishte shprehur në intervista se kishte diçka të re sa i përket anës sentimentale. 

Sa i përket pjesës profesionale ai është vlerësuar shumë për këngën e tij pjesëmarrëse në "Kënga Magjike" me titull "Pa faj" në bashkëpunim me këngëtaren Rea Nuhu.

(Kosova Sot)