Oriola Marashi çift për një natë me Blerim Destanin, modelja shpërthen në skena xhelozie - VIP - Kosova Sot
Oriola Marashi çift për një natë me Blerim Destanin, modelja shpërthen në skena xhelozie

Oriola Marashi çift për një natë me Blerim Destanin, modelja shpërthen në skena xhelozie

Modelja dhe sopranoja, Oriola Marashi, dhe aktori i njohur, Blerim Destani, kanë realizuar tashmë filmin si çift i një nate, në programin “Xing me Ermalin”, që Ermal Mamaqi ka realizuar për Vitin e Ri. Ai ka nisur të publikojë të ftuarit, që do të ketë natën speciale dedikuar ndërrimit të viteve. Përveç vajzës së Presidentit Ilir Meta, Erën, ai ka zbuluar edhe disa emra të tjerë të njohur.

Pjesë e “Xing me Ermalin” do të jetë një pjesë e mirë e grupit “OTR” me në krye Noizyn, Varrosin dhe modelen seksi Oriola Marashi. Gjithashtu, së bashku me ta do të jetë edhe aktori i njohur me origjinë shqiptare, Blerim Destani.

Duke qenë se Oriola është një nga personazhet femra më të pëlqyera të momentit, Mamaqi e ka ftuar atë dhe Blerim Destanin në emisionin e tij të fundit për këtë vit për të thyer rekordet e shikueshmërisë e për të sfiduar Luana Vjollcën në programin e saj “Shiko kush luan”.

Në një video të postuar në Instagram, shfaqen Ermali dhe aktori Blerim Destani duke qëndruar në një stol dhe aty pranë kalon Oriola. Ajo i përshëndet, e pasi shkëmbejnë disa fjalë që s’i kuptojmë, ajo fillon të bëjë disa veprime seksi për të intriguar djemtë, por kur i flet Ermali, Oriola i kthehet: M’honksh m***n pra.

Sigurisht që e mbuluar për ekran me piiiiippp. Ndërsa Blerimi me Oriolën kanë disa skena xhelozie, që zgjidhen me një të folur te veshi, që aktori i bën modeles. Të gjithë këtë realizim, Ermali e ka lançuar si, film i ri me Blerim Destani ft Oriola Marashi & Ermal Mamaqi. 21-vjeçarja Oriola Marashi, e cila përflitet si e dashura e Varrosit, sapo ka përfunduar projektin e parë muzikor me djemtë OTR, me Noizyn në krye.

Brenda një kohe të shkurtër Oriola ka arritur t’u bëjë përshtypje kompanive të ndryshme në Shqipëri e vende të botës, të cilat e paguajnë për postimet në këmbim të reklamës, që ajo u bën veshjeve apo produkteve të tyre në “Instagram”.

Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo studion për soprano pranë Universitetit të Arteve. Në një nga intervistat e fundit, ka rrëfyer se ka 7 vite që merret me muzikë e që u përkushtohet notave që nga Liceu Artistik e tani në Universitetin e Arteve. Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Për bashkëpunimin e saj me Blerim Destanin, duket se ka dorë Noizy, i cili është miku më i afërt i aktorit milioner.

BLERIM DESTANI: TË MERRESH ME FEMRA ËSHTË PROFESION MË VETE, SEKSI ËSHTË SPORT, QË KËRKON ENERGJI

Nga ana tjetër ç’mendon për femrat aktori i komentuar si një “seks simbol” i kohëve të sotme, Blerim Destani. Ai është përfolur më shumë për femrat dhe puron kubaneze, të cilën e ka kthyer në pasion të vërtetë kudo ku del për t’u argëtuar. Aktori i njohur maqedonas, Blerim Destani, gjatë xhirimeve të një filmi artistik me metrazh të gjatë të regjisorit të njohur Fatmir Koçi, pak kohë më parë në Amsterdam, udhëtoi drejt Tiranës për pjesën tjetër të xhirimeve të filmit me titull “Amerika nën çatinë time”, i destinuar për festivalet më të njohur të filmit në botë.

Kështu, në një intervistë, që iu bë për një emision televiziv në atë kohë, Blerimi përveç eksperiencave në film, foli edhe për marrëdhëniet me femrat. Ai rrëfeu se të merret me femra është një profesion më vete, që do angazhimin e duhur.

Po ashtu pa problem ai i është përgjigjur pyetjes për seksin dhe rëndësisë, që ka në jetën e tij, duke e konsideruar atë një sport më vete, që për ta ushtruar mirë duhet të kesh akumuluar energji të mjaftueshme.

Blerim Destani, edhe pse është përfolur për lidhje me disa femra të njohura, ai ende nuk ka pranuar asgjë publikisht në media për ndonjërën prej tyre. Dihet që fanset e tij më të shumta janë femrat, të cilat e ndjekin dhe e komentojnë.

(Kosova Sot)

10 orë e 37 minuta më parë
26/09/18